Qëllimi dhe Detyrat

HARKU
Pamje nga qendra e qytetit të Saint Louis-it
PHOTO NGA: Dan P. Luethje
Për arritjen e qëllimeve të saja, shoqata do të veprojë në këto drejtime:
NJOFTUES, INFORMATIV DHE EDUKATIV
Në këtë drejtim Shoqata do të frymëzoj pjestarët e komunitetit tonë, me njoftime e tema mbi zhvillimin e kulturës së trasheguar, si dhe me tubime dhe kremtime të ditëve me rëndësi Kombëtare. Një naga objektivat do të jetë ndjekja e mësimit plotësues në Gjuhën Shqipe.
KULTUROR DHE ARGËTUS
Kjo do të realizohet me anë të mjeteve dhe formave të ndryshme të informimit publik; fletë buletin, web-site, radio dhe televizion etj, si dhe formave dhe aktiviteteve të lira (muzikore, sportive, letrare, biznesi etj), duke ruajtur dhe zhvilluar traditat e të parëve tanë.
HUMANITAR
Si pritëse dashamire e komunitetit Shqiptare, pjestareve të Kombit tonë do t'ju ofrojë, sipas mundësive dhe nevojës, përkrahje morale dhe materiale.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane nuk është organizatë politike, por ajo ka të drejtë të përkrah të ghitha përpjekjet Shqiptare që janë legjitime dhe Demokratike, si dhe të solidarizohet me Popullin Shqiptar në vendëlindje, pamvarësisht nga përkatësia rajonale apo fetare.